Telenews

Lamine Yamal, kjo është përditshmëria e të vetmit të mitur në Euro 2024

Në ekipin e parë spanjoll prej disa kohësh janë aktivizuar protokollet për mbrojtjen e fëmijëve. Gjithçka që kërkon ligji u aktivizua kur Luis Enrique përfshiu Gavin, si 17 vjeç, në ekspeditën e Final Four në Milano.

Që atëherë, vetëm listat ndërmjet muajve shtator 2022 dhe 2023 janë përjashtuar nga mbikëqyrja e një të mituri.

Marca ka treguar se si veprohet me të miturin e vetëm në Euro 2024, nga protokollet tek shoqërimi i tij kudo që ai gjendet.

Në këtë Kampionat Evropian, Lamine Yamal është i vetmi lojtar i mitur në garë, diçka që nuk do të përsëritet më të në Kampionatin Botëror 2026, ku nëse gjithçka shkon normalisht, ku ai do të ishte pjesëmarrës në prag të mbushjes së 19 viteve.

Për të qenë në Euro 2024, prindërit e Ymala duhej të firmosnin një mori autorizimesh, si për Federatën Spanjolle ashtu edhe për UEFA-n. Këtë e përcakton ligji për çdo të mitur që largohet nga Spanja pa prindërit. Të dy organizatat ruajnë vigjilencë të veçantë për gjithçka që ka të bëjë me mbrojtjen e të miturve në zonat dhe garat e tyre.

Të qenit i mitur nuk e pengon sulmuesin spanjoll të ekspozohet në media. Skuadra spanjolle është e vetmja në turne që lehtëson vazhdimisht intervistat individuale. Lamine Yamal nuk përjashtohet, por bëhen në kushte të veçanta.

Gjithmonë në krah të Yamal, gjendet Rafa Zapatero, një anëtar i ekipit të komunikimit të RFEF, i vëmendshëm ndaj pyetjeve dhe përgjigjeve të një fëmije që është gjithnjë e më i sigurt përpara mikrofonave.

Është detyrim, sepse Lamine Yamal si i mitur nuk mund të lihet vetëm në asnjë hapësirë ​​të mbyllur me një të rritur. Janë të paktën dy që duhet të jenë me të. Kjo, për shembull, nënkupton që nëse De la Fuente dëshiron të bisedojë me të në një dhomë, ai duhet ta bëjë këtë me një dëshmitar të pranishëm.

Javier Lopez Vallejo , psikologu i ekipit, është shumë i vëmendshëm ndaj Lamine Yamal dhe sjelljeve të tij. Studimet dhe mësimet janë një pjesë themelore. Nuk është se është një djalë me një lidhje të veçantë me librat, por gjatë Euro 2024 ka kaluar provimet nga hoteli Donaueschigen .

Ai u përgatit për këto teste. Në ndeshjet e marsit, pas kthimit nga Londra, De la Fuente dha disa orë pushim, ku në skuadër kishte dy të mitur. Përgjegjësit e Federatës i pyetën dy të miturit se çfarë donin të bënin, pasi nëse do të dilnin jashtë duhet të shoqëroheshin nga njerëzit e federatës.

Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive

Të ngajshme

Yamali do ta bartë numrin e legjendave të Barcelonës

Erzana Fazliu

Alvaro Morata, lojtari i ri i Milan-it

Erzana Fazliu

Master Toni Kuka me ekipin bravoroz niset për Paris

Donat Hashani