Telenews

Lamine Yamal zgjodhi golin më të bukur që ka shënuar deri më tani në karrierë

lamine-yamal-zgjodhi-golin-me-te-bukur-qe-ka-shenuar-deri-me-tani-ne-karriere

Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, ka zbuluar golin e tij të preferuar deri më tani në karrierë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Yamal ka përzgjedhur golin e shënuar në Kampionatin Evropian 2024, i mbajtur në Gjermani.

Në atë moment të paharrueshëm, talenti spanjoll mashtroi disa mbrojtës të Francës dhe shënoi një gol spektakolar nga distanca, duke mposhtur portierin e Gjelave me topin që përfundoi në këndin e majtë.

Vetë Yamal e ka cilësuar këtë si golin më të bukur të karrierës së tij deri tani.

Forma e tij brilante ishte një faktor kyç në suksesin e Spanjës, e cila u shpall kampione e Evropës në Euro 2024.

Me këtë paraqitje, Yamal vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror.

Të ngajshme

Bora fiton ndaj Proton Cable Prizrenit

KushtrimGuraj

Aro Muric gjobitet rëndë për shkelje në trafik

Valjeta Turkaj

Lojtarët e klubit të njohur kroat ende nuk i kanë marrë pagat e tyre në vitin 2025

Valjeta Turkaj