Telenews

Lamtumira që i dha kuptim dashurisë: Akti i fundit i Sharon për Ozzy Osbourne

lamtumira-qe-i-dha-kuptim-dashurise:-akti-i-fundit-i-sharon-per-ozzy-osbourne

Legjenda e rock-ut, Ozzy Osbourne, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas jo vetëm një trashëgimi muzikore të jashtëzakonshme, por edhe një histori dashurie po aq të fuqishme.

Bashkëshortja e tij prej dekadash, Sharon Osbourne, ishte pranë tij deri në fund, duke bërë gjithçka të mundur që ai ta përfundonte jetën në skenë, aty ku e nisi dhe e deshi më shumë.

Vetëm disa javë para vdekjes, Ozzy u ngjit për herë të fundit në skenë në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, për koncertin e lamtumirës “Back to the Beginning”. Ishte një moment i ngarkuar emocionalisht, ku më shumë se 42,000 fansa u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së Black Sabbath, shkruan DailyMail.

Por, ky koncert nuk ishte i lehtë për t’u realizuar. Me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe sëmundjen e Parkinsonit, kompanitë e sigurimeve refuzuan ta mbulonin nëse ai qëndronte në këmbë gjatë performancës.

Ishte Sharon ajo që luftoi pas skenave, duke negociuar me siguruesit dhe duke gjetur një zgjidhje: Ozzy do të performonte i ulur në një fron, një skenë simbolike që i lejoi të përshëndeste fansat e tij të përjetshëm me dinjitet dhe forcë. Ai këndoi pesë këngë solo dhe katër klasike të Black Sabbath, në një paraqitje të fundit që mbeti e paharrueshme.

Fjalët e fundit të Ozzy-t në skenë ishin një falënderim nga zemra për publikun: “Mbështetja juaj na ka mundësuar të jetojmë një mënyrë jetese të mrekullueshme, ju falënderojmë nga thellësia e zemrave tona”. Pas tyre, në ekran u shfaq mesazhi: “Faleminderit për gjithçka. Birmingham përgjithmonë”.

Të nesërmen, një ambulancë ajrore zbriti në rezidencën e tij në Buckinghamshire, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pafrytshme. Sharon, gjithmonë pranë, qëndroi me të deri në frymën e fundit.

Ozzy la pas një jetë plot kontraste, nga dritat e skenës, tek lufta me varësinë, dhe më në fund, një ringjallje artistike nën përkujdesjen e Sharon. Ai ishte më shumë sesa “Princi i Errësirës”, ishte një ikonë, një bashkëshort, një baba dhe një rebel që nuk hoqi dorë kurrë nga dashuria për muzikën… dhe për Sharon.

Të ngajshme

Charli XCX udhëton vetëm pas martesës së saj me George Daniel

KushtrimGuraj

Rita Ora shkëlqen në Saint-Tropez përkrah bashkëshortit Taika Waititi

KushtrimGuraj

Justin Bieber publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria me Ozzy Osbourne në një përmbledhje imazhesh nga festa e albumit të ri

KushtrimGuraj