Në platformën e shërbimeve, e-Kosova, është lansuar një shërbim i ri për të gjithë përdoruesit.

Bëhet fjalë për parashtrimin e ankesave ndaj zyrtarëve policorë.

Në njoftimin zyrtar, nga e-Kosova deklarojnë se, nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat nga zyrtarët policorë, këtë gjë mund ta raportoni në platformë.

Platforma është mundësuar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor.

Ky është njoftimi i plotë:

Në bashkëpunim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.

Nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, ju mund të raportoni përmes shërbimit të lansuar duke ndjekur hapat si vijon:

1. Identifikohuni në Platformën eKosova;

2. Klikoni mbi “Shërbime”;

3. Klikoni mbi “Inspektoratet”;

4. Klikoni mbi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.

Shërbimin e gjeni në linkun:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/53

May be a graphic of text that says 'SHẼRBIM I RI Lansohet shërbimi "Parashtrimi ankesave ndaj zyrtareve policorë" 業 lekosova.rks-gov.net/603 Hapat Ae duhet e kaloni: 1. Identifikohuni në Platformën eKosova: 2. Klikoni mbi Shërbime:; 3. Klikoni mbi "Inspektoratet: 4. Klikoni mbi "Parashtrimi ankesave ndaj zyrtaréve ndajzyrtarévepolicore". policore". Vemendje: Për informata shtesë, ju lutemi Inspektoriatit Policor Kosovës. informoheni në ueb faqen zyrtare'