Telenews

Largohen nga puna pesë zyrtarë doganorë për keqpërdorim të detyrës

Pesë zyrtarë doganorë janë larguar nga puna dhe dy të tjerë janë degraduar, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.

Në njoftim thuhet se, ky veprim është ndërmarrë pas një procesi hetimor i cili ka identifikuar prova për keqpërdorimin e detyrës.

“Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie. Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

Erzana Fazliu

E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sulmua nga qeni teksa luante në oborrin e shtëpisë

Erzana Fazliu

Kallas: Evropa nënvlerëson fuqinë e vet, SHBA-të mbeten aleati ynë më i madh

Erzana Fazliu