Telenews

Largohet shoferi e pezullohet konduktori i linjës 3A pas një incidenti me nxënës

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit në Komunën e Prishtinës ka larguar një shofer dhe ka pezulluar një konduktor të linjës 3A pas një incidenti me disa nxënës të premten.

Në një njoftim në Facebook, Komuna ka thënë se pas shqyrtimit të videos së rastit, sjellja e shoferit ndaj nxënësve është vlerësuar e papranueshme.

“… dhe kemi marrë masa disiplinore të menjëhershme: shoferi i përfshirë është larguar nga puna dhe konduktori është pezulluar për 10 ditë, derisa të përfundojë verifikimi i plotë i rastit”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës ka dënuar çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve, duke ritheksuar përkushtimin për një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm.

Në këtë kontekst, kanë ftuar qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve publike.

Të ngajshme

“Irani ndodhet në gjendje kolapsi”/ Trump: Po na kërkon që të hapim Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj

Sukses i madh i nxënësve të Maarif në Garat Komunale 2026 në Prizren

Valjeta Turkaj

Dallaveret me parcela në Ferizaj, policia arreston pesë persona

Valjeta Turkaj