Telenews

Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht

Është larguar uji i grumbulluar në një segment të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila ka bërë të ditur se brenda pak çastesh është intervenuar për pastrimin e sistemit të drenazhimit dhe largimin e ujit të akumuluar, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt në këtë pjesë të autostradës.

“Ministria mbetet në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit rrugor dhe ekipet tona janë të gatshme të ndërhyjnë në çdo rast kur paraqitet nevoja, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Familjarët refuzuan takimin, Haxhiu: Derën e kanë të hapur, i përgëzoj qytetarët për protesta

Rrezarta Ramaj

Tahiri: Nënkryetari i PDK-së do të zgjidhet të hënën

Yllka Gashi

47 milionë euro borxhe, KRU “Prishtina” u bën apel qytetarëve t’i paguajnë faturat

Yllka Gashi