Telenews

Latifi: Barrikada kryesore mbi Ibër, serbët po përgatiten për autonomi

Analisti Blerim Latifi ka thënë se me vendosjen e vazhdueshme të barrikadave, është e qartë se serbët po përgatiten për ta shpallur autonominë në veri.

“Serbët janë duke u bërë qartësisht gati për ta shpallur autonominë në veri. Duhet të flasim qartë dhe hapur”, ka deklaruar Latifi në emisionin Pressing të T7.

Sipas Latifit, kjo po tolerohet nga NATO-ja, ngase, sipas tij, në mekanizmat e saj vendimmarrëse nuk ka unitet për t’iu përgjigjur këtyre veprimeve në një formë të caktuar.

Ai ka thënë se qëllimi është vendosja e barrikadaës kryesore mbi lumin Ibër, që ndanë Mitrovicën në gjysmë.

“Sot janë vendosur dy barrikada të cilat flasin shumë. Janë vendosur në zonën urbane, brenda Mitrovicës. Ata gradualisht janë duke lëvizur që ata e projektojnë si barrikadën krysore, mbi lumin Ibër”, ka thënë ai.

Latifi ka thënë se 13 barrikadat e vendosura e kanë ngulfatur lirinë e lëvizjes në atë pjesë.

 

Të ngajshme

Barbano thekson rëndësinë e kontributit të Holandës në EULEX

Erzana Fazliu

“Ambienti” del me njoftimin për shpërthimin e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë

Valjeta Turkaj

Kryebashkiaku i Londrës: Trump ka inkurajuar të djathtën ekstreme në të gjithë botën

Valjeta Turkaj