Telenews

Latifi deklarohet pë “kornizën e re” të dialogut: Një këshillë për politikanët, partitë dhe opinionistët

Profesori universitar Blerim Latifi i ka këshilluar partitë, politikanët dhe opinionistët që të mos nguten të flasin me konstatime rreth propozimeve të Gjermanisë dhe Francës për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Një këshillë për politikanët, partitë dhe opinionistët: mos u ngutni me dhanë përfundime rreth këtyre propozimeve, pa i zbërthy mirë e mirë, me gjakftohtësi e racionalitet”, shkroi Latifi në Facebook.

“Njerëzit racionalë nxjerrin përfundime pas hulumtimit të gjithanshëm mbi një çështje. Budallenjtë nxjerrin përfundime pa mendu dy herë.Është koha e fundit të tregoni cilës anë i përkisni”, ka shtuar ai.

Sipas Latifit, tani “është koha e fundit me mendu ma shumë për fatin e shtetit”.

“Mos i shndërroni këto propozime në instrument të luftës partiake për t’i kënaqur militantët e papunë dhe për të përfituar ndonjë votues për partinë. Është koha e fundit me mendu ma shumë për fatin e shtetit, se për fatet e partive. Sepse, tek e fundit, nëse fati i shtetit shkon keq, askujt nuk do t’i hyjnë në punët fitoret e partive. E as postet që burojnë prej tyre”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim për Kosovë e rajon

Donat Hashani

“Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin” – enveristi kosovar kërcënon publikisht

KushtrimGuraj

Gruas në Ferizaj i konfiskohet pushka me tetë fishekë

KushtrimGuraj