Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë.
Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.
Pas kësaj fitore, Laura kalon në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, ku do të ndeshet me japonezen So Morichika.
Vlen të theksohet se dje (e premte), Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.