Telenews

Lazios i vjen një ofertë prej 16 milionë eurosh për Muriqin

Klubet evropiane janë vënë në gjah për ta transferuar Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu në gjysmë sezonin e fundit në La Liga, ku i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime me Mallorcan, të cilën e shpëtoi pa rënë nga liga.

E tash, 28 vjeçari është rikthyer në Lazio, e cila e ka pronësinë e kartonit të tij, shkruan “Gazeta Epress”.

“Biancocelesti” i kërkojnë 12 milionë euro për prizrenasin dhe klubi spanjoll nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shifër.

Për këtë arsye, italianët po kërkojnë pista të tjera për ish-futbollistin e Rizesportit dhe të Fenerbahçes.

Mediat turke raportojnë se në garë për Muriqin fuqishëm është futur Galatasaray.

“Aspor” shkruan se presidenti i ri i klubit, Dursun Ozbek “e ka lëshuar dorën” dhe është i gatshëm t’i ofrojë plot 16 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit kosovar.

Natyrisht, Lazio do të ishte e stërkënaqur me këtë shifër dhe do ta shiste lojtarin pa menduar dy herë.

Por, në fund mbetet të shihet edhe se cili është disponimi i lojtarit, se ku preferon të luajë ai më shumë.

Muriqi ka dëshpëruar në eksperiencën e tij në Itali ku i ka realizuar vetëm 2 gola për një vit e gjysmë në Romë, shkruan “Gazeta Express”.

Andaj, e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me futbollin spanjoll ose me atë turk.

Në dy javët e fundit ai ishte i angazhuar me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa pasi të kthehet në Itali do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. /Gazeta
Express/

The post Lazios i vjen një ofertë prej 16 milionë eurosh për Muriqin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Manchester United fiton përballjen direkte ndaj Aston Villas

Blearta

Real Madridi apo Barcelona? Haaland ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare

KushtrimGuraj

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

KushtrimGuraj