Telenews

LDK do të propozojë rezolutë në Kuvend për uljen e akcizës së derivateve dhe uljen e TVSH-së në produkte bazike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media rreth rritjes së çmimit të naftës në Kosovë.
Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria po luan rolin e spektatorit karshi rritjes së çmimeve në produkte ushqimore dhe të derivateve të naftës.
“Qeveria po luan rolin e spektatorit se si qytetarët e vendit po ballafaqohen me papërballueshmëri të çmimeve. LDK me 7 mars propozoi uljen e TVSH-së dhe akcizës së naftës. U injorua nga Qeveria me arsyetimin se kriza është e njëjtë në Evropë”.
Ajo tha se kriza mund të jetë e njëjtë në Evropë mirëpo, vetëm Qeveria e Kosovës i ka lënë qytetarët pa mbështetje institucionale.
Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se do të paraqet një rezolutë ku propozon uljen e akcizës në derivate.
“Çmimi i litrës po shkon drejt 1 euro 90 centë. Nëse për një periudhë të caktuar do të hiqej akciza, çmimi do të ulej në 1 euro e 20 centë pra kjo qeveri po ju merr rreth 60 centë qytetarëve. Grupi Parlamentar i LDK-së do të propozojmë rezolutë për uljen e akcizës në derivate dhe uljen e TVSH-së në produkte bazike”, ka thënë ai.
Ai tha se i kanë dhënë Qeverisë propozime konkrete për tejkalimin e secilës krizë energji por që sipas tij “ nuk janë përfilluar dhe morën veprime jologjore”.
” Duke shkaktuar kështu një kaos në energji dhe katrahurë. Ju kemi dhënë propozime konkrete për uljen e akcizës në naftë dhe ulje të TVSH-së në produkte ushqimore dhe derivate të naftës”, tha ai.
Theksojmë se vendi po përballet me rritje të lartë të çmimeve në çdo sekto

Të ngajshme

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Yllka Gashi

Milan-Inter, derbi lokal përfundon me barazim

Yllka Gashi

Edhe në rajonin e Ferizajt evidentohen SMS mashtruese, Policia: Mos klikoni në linke të dyshimta

Yllka Gashi