Telenews

LDK-ja kërkon debat parlamentar për rritjen e çmimeve

Arben Gashi, kryetar i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit se kanë ngritur tri çështje në kryesi.
Sipas tij çështja e parë e ngritur ishte debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve dhe masave urgjente që duhet të merren.
“Kemi propozuar edhe rezolutë në kuadër të këtij debati. Kjo pikë mbetet për të enjten e ardhshme dhe rezoluta e propozuar nga LDK e cila do të jetë në diskutim me partitë tjera është për suspendimin e TVSh-së për tre muaj me mundësi vazhdimi për produktet esenciale dhe akcizën për naftën dhe disa produkte tjera që konsiderohen me ndikim në produktet esenciale për jetën e qytetareve”, tha Gashi.

 

 

Sipas tij çështja e dytë e propozuar nga LDK është shkarkimi i ZRRE-së “për shkak të paaftësisë së menaxhimit me energji elektrike”.
Kjo cështje sipas gashit ka mbetur të shkoj në Komisionin për Ekonomi.
“Kriza në vazhdim dhe kriza në ardhje janë probleme që ky institucion nuk mund ti trajtojë”, tha ai.
Kurse, çështja e tretë është funksionalizimi i komisionit për ndihmë shtetërore.

Të ngajshme

Greqi: 58 raste të reja të virusit të Nilit Perëndimor dhe 24 viktima

Yllka Gashi

OKB lëshon alarmin: El Nino po merr përmasa gjigante

Yllka Gashi

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

Yllka Gashi