Telenews

LDK-ja konfirmon se kanë marrë draft-statutin e Asociacionit

 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se dje e ka marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja politike e këtij subjekti, Sibel Halimi.

Ajo tregoi se LDK tashmë e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit, por për detaje shtesë do të flasin më vonë.

Kujtojmë se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pati takuar krerët e partive opozitare në vend.

Pas takimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën deklaruar se gjatë takimit me Lajçakun nuk e kanë parë draft-statutin.

Por, ndryshe nga homologët e tij opozitarë kishte deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se gjatë takimit ka arritur që ta lexojë draftin./Telenews/

Të ngajshme

Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta moderatorja e njohur kosovare

Valjeta Turkaj

Hëna e Përgjakur shndrit në të gjithë botën, publikohen fotot mahnitëse nga shtete të ndryshme

Valjeta Turkaj

Koreja e Jugut arrin marrëveshje me SHBA-në për lirimin e punëtorëve koreanë

Valjeta Turkaj