Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Përmes një reagimin, LDK-ja ka kërkuar nga organet e drejtësisë që personat e dyshuar të mbahen përgjegjës para drejtësisë.
“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë”, ka thënë LDK.
LDK ka theksuar se në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij.

