Telenews

LDK kërkon hetim për reduktimet e rrymës, Azemi: Menaxhim skandaloz

Kosova ditëve të fundit u përball me reduktime të energjisë elektrike.

Ky fakt, e shtyri Lidhjen Demokratike të Kosovës të kërkojë hetim rreth kësaj çështje.

Anëtari i kryesisë Visar Azemi, ka deklaruar se sektori i energjisë po menaxhohet në mënyrë skandaloze.

“Me themelimin e Kuvendit të Kosovës, do të kërkojë hetim të menjëhershëm parlamentar, për të sqaruar përgjegjësitë për krizën aktuale; auditim të pavarur dhe të plotë të shitblerjeve të energjisë elektrike ndër vite dhe depolitizim të institucioneve energjetike, pasi emërimet e fundit dëshmojnë një tendencë shqetësuese të partizimit të sektorit, duke cenuar profesionalizmin dhe pavarësinë institucionale”, deklaroi ai para mediave.

Azemi theksoi se drejtori i ri i KOST-it është bashkëpronar i një biznesi privat për energji- konflikt i pastër interesi.

“Po ata që dikur thoshin se familjarët i kanë “vetëm për dasma”, sot po i shndërrojnë institucionet energjetike në strehë për emërime partiake dhe familjare. Po ata që flisnin kundër privatizimit dhe premtonin kthimin e aseteve në pronë shtetërore, sot po e përdorin sektorin e energjisë për interesa politike”, theksoi ai.

Sipas tij, rruga përpara është ndërtimi i centralit me gaz, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës ka kohë që kërkon dhe e ofron si zgjidhje konkrete për sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Të ngajshme

Diplomojnë 21 kadetët që përfunduan trajnimin profesional për zjarrfikës

Valjeta Turkaj

Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Valjeta Turkaj

Një i dyshuar ekstradohet në Gjermani, një i dënuar nga Hungaria transferohet në Kosovë

Valjeta Turkaj