Telenews

LDK kritikon qasjen e Vetëvendosjes: Viktimizim dhe frikë nga dështimi

ldk-kritikon-qasjen-e-vetevendosjes:-viktimizim-dhe-frike-nga-deshtimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ëshë deklaruar për “Front Online” pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit nga kryesuesi.

“Siç e parasheh rregullorja, kryesuesi i kuvendit nuk ka të drejtë me thirr konsultime me përfaqësues të partive politike, detyra e tij ishte vetëm ta hidhte në votim”, tha ai.

Sipas Hysenit, qasja e tanishme është tregues i frikës së pushtetit që nuk ka siguruar numrat e nevojshëm.

Hyseni theksoi gjithashtu se LDK nuk do ta votojë raportin nëse nuk ka dorëheqje.

“Frika e pushtetit që nuk i kanë numrat po gjejnë arsye të tjera dhe viktimizimin me deklarata që shprehin dëshpërimin e tyre të paarsyeshme se opozita nuk e ka dështuar këtë seancë nëse nuk japin dorëheqje ne nuk votojmë për raportin”, deklaroi Hyseni.

Të ngajshme

Çitaku ia sugjeron Kurtit menynë e realitetit për qeverinë: Nuk komentoj dëshira, qytetarët kanë folur!

Valjeta Turkaj

Një dështim më shumë, i 19-ti me radhë

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

Valjeta Turkaj