Telenews

LDK: ME 100 EURO POLITIKE NUK MUND TË MBULOHET NEPOTIZMI E AS KAPJA E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se LVV-ja me këtë masë po synon blerjen e paqes sociale dhe shitjen e paaftësisë së Qeverisë.
Mustafa thotë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për zhvillim ekonomik afatgjatë e jo lëmosh të skemave sociale.
“Kjo përfundon duke qenë vetëm një masë populiste që synon blerjen e paqes sociale dhe shitjen e paaftësisë së Qeverisë. I rikujtojmë qeverisë se qytetarët kanë nevojë për zhvillim ekonomik afatgjatë e jo lëmosh të skemave sociale. I bëjmë thirrje që sa më parë të përqendrohet në investimet e mëdha kapitale që gjenerojnë të mira ekonomike afatgjate për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse me 100 euro politike nuk mbulohet kriza e as nuk ofrohet zgjidhje ekonomike”, ka thënë ai.
Sipas tij, me 100 euro politike nuk mund të mbulohet skandali i shkeljes së Kushtetutës në vazhdimësi, e as nuk mund të mbulohet nepotizmi.
“Me 100 euro politike nuk mund të mbulohet skandali i shkeljes së kushtetutës në vazhdimësi. Me 100 euro politike nuk mund të mbulohet nepotizmi i skajshëm, konflikti i interesit dhe kapja e institucioneve të pavarura. Me 100 euro politike nuk mund të mbulohet afera super printo e konkursit në KEK. Me 100 euro politike nuk mund të mbulohet dështimi në politikën e jashtme. Me 100 euro politike nuk mund të mbulohet lufta e pa precedent ndaj mediave. Me 100 euro politike nuk blihet paqja sociale, nuk mund të shitet paaftësia qeverisëse dhe as mashtrimi qeverisës”, tha më tej Mustafa.

Të ngajshme

Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Valjeta Turkaj

Gjendet një trup në Dragodan, dyshohet të jetë nga lufta e fundit

Valjeta Turkaj

Trump me pesë kërkesa për udhëheqësin e ri të Sirisë

Valjeta Turkaj