Telenews

LDK ME AKUZA NDAJ QEVERISË KURTI PËR KAPJEN E SHTETIT

Lidhja Demokratike e Kosovës po akuzon Qeverinë Kurti për kapje të institucioneve të drejtësisë, duke u thirrur në emër të çkapjes.
Sipas Sibel Halimit, zëdhënëses së këtij subjekti, nismat legjislative të qeverisë aktuale kanë një qëllim, sigurimin e kontrollit politik mbi të gjitha institucionet, përfshirë edhe atyre të pavarura.
Madje ajo e ka shprehur si shqetësim siç thotë tendencën e qeverisë për të anashkaluar Komisionin e Venecias.
”Anashkalimi i Komisionit të Venecias me qëllim të vazhdimit të kapjes së institucioneve dhe shkelja e Kushtetutës për përfitim elektoral është ngufatje për demokracinë”, ka thënë ajo.
Kurse deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë vlerësimet e LDK-së janë se Qeveria e Kosovës me disa nisma legjislative që ka ndërmarrë ka ngreh disa shqetësime.
Selmanaj në një konferencë për media ka thënë se me pretekstin për çkapje, Qeveria po mundohet ta kapë shtetin përkatësisht institucionet e drejtësisë.
”Shqetësim është se si po provohet që rekomandimet e Komisionit të Venecias të shfrytëzohen për legjitimim të qëllimeve jo të mira të institucioneve të Kosovës. Marrim projektligjin për Këshillin Prokurorial. Qeveria e ka dërguar në Komisionin e Venecias, dhe akoma pa e përfunduar ky komision punën e vet, Qeveria e ka proceduar në Kuvend. Këta edhe pse i dërgojnë në Komisionin e Venecias, sërish nuk i presin komentet. Ne e shohim si tendencë për keqpërdorim”, ka thënë ai.
Tutje Selmanaj ka thënë se vlerësimi për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka qenë fragjil gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se në emër të çkapjes të kapet një institucion.

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani