Telenews

LDK merr vendim ta votojë buxhetin në Gjilan: E duam qytetin më shumë se partinë

ldk-merr-vendim-ta-votoje-buxhetin-ne-gjilan:-e-duam-qytetin-me-shume-se-partine

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të martën, ku ka adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025.

Kjo degë e kësaj partie në Gjilan, njoftoi se do ta votojnë buxhetin pas disa kohësh bllokim.

Haziri tha se Gjilanin e duan më shumë se partinë, kështu që të enjten, me datë 27 shkurt do ta ta miratojnë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët

“Gjilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Në e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët”, tha Haziri.

“Duke qenë se LDK ka qenë dhe është gardiane e ligjshmërisë, në kuadër të kësaj, Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal ka organizuar sot dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2025, në përputhje me përgjigjen e datës 18 tetor nga ministri i MAPL-së ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit. Sipas ligjit, specifikohet decidivisht që Kuvendi Komunal duhet të organizojë dëgjime publike e jo ekzekutivi”, thuhet më tutje.

/GazetaSinjali/

The post LDK merr vendim ta votojë buxhetin në Gjilan: E duam qytetin më shumë se partinë appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht

Valjeta Turkaj

Pushteti i Kosovës e injoron mbledhjen komemorative, Shqipëria e nderon babain e Hashim Thaçit

Valjeta Turkaj

“Nder dhe krenari”, tre futbollistët e rinj të Kosovës: Na u plotësua ëndrra

Valjeta Turkaj