Telenews

LDK: Në 9 nga 11 vitet pas pavarësisë, Kosova kishte rritjen më të madhe në rajon

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sërish kundër Qeverisë Kurti, ku pjesëtarë të kësaj partie kanë thënë se Kosova ka rritjen ekonomike më të madhen në rajon.

“Nuk ka ditë që Qeveria nuk jep një lajm propagandistik”, ka shkruar LDK, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ajo do të jetë vetëm 3.7%, sërish më e ulët se mesatarja e 10 viteve para populliste; por mjaftueshëm për të bërë material propagandistik. Sa për rikujtim, ky pushtet kishte premtuar rritje ekonomike prej 6%. Sot konstatojnë rritjen prej 3.7%. E në vend të pranimit të dështimit pothuajse për gjysmë, gjejnë si mburrje krahasimin me rajon”, thuhet në këtë postim.

Postimit i është bashkëngjitur edhe tabela e Bankës Botërore, ku, sipas LDK-së, jepet rritja ekonomike vjetore në shtetet e njëjta që pushteti i promovon.

source

Të ngajshme

“Politikë arrogante që dëmtoi ekonominë”- AKB dhe njohësit e ekonomisë Muratit pasi Supremja ia rrëzoi vendimin për arkat

KushtrimGuraj

Rohde paralajmëron për moskonstituimin e Kuvendit: Kosova mund ta humbasë relevancën

KushtrimGuraj

Barduani pret emisaren britanike, diskutojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj