Telenews

LDK në Ferizaj akuzon Komunën se dha tender me ofertën që i pëelqeu e jo më të lirën

Visar Azemi nga Lidhja Demokraitke e Kosovës (LDK), ka akzuuar Komunën e Ferizajt  e udhëhequr nga Agim Aliu për një tender.

Sipas Azemit komuna zgjodhi ofertën që i pëlqeu e jo ofertën më të lirë.

Bëhet fjalë për tenderin në lidhje me hartmin e dokumenteve e planifikimit të qytetit – Plani Zhvillimor Komuna.

Ai thotë se fillimisht u anulua për arsye të paqarta, e më vonë kjo vlerë ishte më e lartë 550 mijë euro.

“A e dini se si po shkatërrohet Ferizaji? Në dhjetor të vitit të kaluar u hap një tender për të hartuar dokumentet e planifikimit të qytetit – Plani Zhvillimor Komunal, Hartat Zonale Komunale dhe rregulloren e bonuseve. Vlera? Gjysmë millioni euro! U anulua – thuhet për arsye të paqarta. Por, në mars të këtij viti, tenderi u shpall sërish – kësaj radhe me vlerë më të lartë: 550 mijë euro! Dhe fitues u rishpall e njejta kompani – me ofertën më të shtrenjtë, për 61 mijë euro më shumë se operatori tjetër. Komuna nuk e zgjodhi ofertën më të lirë, por atë që “iu pëlqeu më shumë”.Dhe kur kompania tjetër u ankua, s’u lanë as të shohin dokumentet. U tha se janë ‘sekrete afariste’. Transparenca? Zero. E as emrat e komisionit vlerësues nuk dihen”.

“Por ajo që dhemb më shumë është se kjo kompani ka qenë përgjegjëse edhe për planin e kaluar. Po, atë që e ktheu Ferizajin në shembullin më të keq të shkatërrimit urban dhe arkitektonik. Ndërtime pa kritere, shumë beton e aspak gjelbrim e hapësira sportive e rekreative. Për ironi, pushteti aktual po e vazhdon kaosin urbanistik! Dhe sot… ata duan t’i japin edhe një herë të drejtën për të na shkatërruar. Mjaft më me dallavere! Koha është që t’i japim fund kësaj mënyre të qeverisjes”, ka thënë Azemi.

Të ngajshme

Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

Valjeta Turkaj

Rohde në Deçan, falënderon ekipin që shpëtoi dy turiste të huaja në bjeshkët e Sharrit

Valjeta Turkaj

Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u kamuflua si mall nga Serbia

Valjeta Turkaj