Telenews

LDK: Për tri vjet, Qeveria Kurti shkeli kushtetutën 5 herë

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi ka thënë se Qeveria e Kosovës në këto tre vjet mandat të saj ka shkelur hiq më pak se pesë herë Kushtetutën e Kosovës

Partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku, ka numëruar secilin rast veç e veç, ku ministra të Qeverisë Kurti kanë shkelur organin më të lartë juridik në vend.

“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 5 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës’, thuhet në reagimin e LDK-së ndër të tjera.

Të ngajshme

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Yllka Gashi

Vendet kandidate për BE presin deri në 39 vjet, aplikimi i Kosovës ende nuk u shqyrtua

Yllka Gashi

KALLXO.com reagon për profilin “Lule Gjeli”: E dimë autorin e opinionit, por jo kush qëndron pas profilit në Facebook

Rrezarta Ramaj