Telenews

​LDK: Pushteti aktual është i shkeljeve ligjore dhe kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Qeverinë për shkelje të Kushtetutës.

Sipas tyre, pushteti aktual është i shkeljeve ligjore dhe kushtetuese.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në konferencë për media, ka thënë se shkeljet kushtetuese janë kthyer në normë nga kryeministri Albin Kurti.

“Ky pushtet ka hyrë në histori për të keq kur ka bërë thirrje që ligjet të mos i nënshtrohen vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese. Pra, pushteti fillimisht ka bërë thirrje publike për shkelje të Kushtetutës dhe pastaj e ka shkelur. Që i bie se e kanë shkelur me vetëdije dhe për qëllime politike e përfituese Kushtetutën e vendit”, tha ai.

Sipas tij, shkelja e Kushtetutës u dëshmua edhe dje me rrëzimin e disa neneve të Ligjit për zyrtarët publikë.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se gjysma e kabinetit qeveritar e ka shkelur Kushtetutën.

“Në vend se të përjashtohen nga ekipi qeverisës, ata mbrohen e çmohen nga i pari tyre. Nga i pari që sa ishte në opozitë thoshte se kush e shkel ligjin është kriminel e kush e shkel kushtetutën është super kriminel”, u shpreh ai.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj