Telenews

Ledri dhe Poem Blu shijojnë një mbrëmje të veçantë së bashku

Reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga jeta e tij private. Mbrëmjen e djeshme, artisti e kaloi përkrah të bijës, Poem Blu, me të cilën shihet tejet i lumtur.

Në videot dhe fotografitë e publikuara, Ledri dhe Poem shfaqen duke u argëtuar së bashku, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë babë e bijë.

Edhe pse aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Ledri nuk e lë anash për asnjë çast vajzën e tij, e cila është kthyer në qendrën e vëmendjes në jetën e tij.

Ledri mbetet një nga artistët më të dashur në estradën shqiptare, ndërsa çdo paraqitje e tij, qoftë në skenë apo në përditshmëri, ngjall reagime pozitive nga publiku.

Të ngajshme

Nasim Haradinaj feston ditëlindjen, kështu e uron Gold Ag

Erzana Fazliu

Enca ndez rrjetin me poza ‘të nxehta’ nga pishina në prag të verës

KushtrimGuraj

Dua Lipa rrëmben fronin e Taylor Swift: Shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

KushtrimGuraj