Telenews

Legjenda e futbollit anglez, Shearer me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Armando Broja është tashmë një realitet i prekshëm në Premier League, një nga sulmuesit e rijnë më në formë në ishull dhe vetë shifrat e tij të imponojnë respekt.
Me lojën dhe klasin e shfaqur ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha angleze.
Së fundmi ylli kuqezi ka marrë edhe “bekimin” e legjendës angleze, Alan Shearer, golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League: “Më lejoni t’ju them, ky djalë është klinik. Goli i tij kundër Brentfordit e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e Premier League-s që shënon në secilin prej katër ndeshjeve të tij të para si titullar në shtëpi. Si sulmues, gjithçka ka të bëjë me marrjen e rasteve dhe shënimin e golave, kështu që statistikat si kjo më tregojnë se ai mund të lulëzojë në Premier League.
Ai gjithashtu shënon lloje të ndryshme golash. Broja është një sulmues i ri me sytë drejt golit dhe ka një të ardhme të ndritur në Premier League”, u shpreh Alan Shearer për BBC Sport.

Të ngajshme

Juventusi merr fitore të madhe ndaj Atalantas, Zhegrova vetëm në bankën rezervë

Blearta

Super asistim nga Yamal, super finalizim nga Ferran Torres, Barca shënon golin e dytë

Blearta

Këto janë përballjet më interesante sot në top-ligat europiane

Valjeta Turkaj