Telenews

Legjenda e wrestlingut, Hulk Hogan në gjendje të rëndë

Nuk është një moment i mirë për Hulk Hogan, një nga legjendat më të rëndësishme në historinë e wrestling WWE. E dëshmon Kurt Angle, miku i tij i vjetër, brenda dhe jashtë ringut.

“Hulk i ka të këputura nervat në pjesën e poshtme të trupit”, deklaroi Angle në një podcast, duke treguar se e ka parë Hogan të ecte me ndihmën e një shkopi.

“Nuk ka dhimbje dhe nuk ndien asgjë. Me vjen me të vërtetë keq. Ka vënë zemrën dhe shpirtin e tij në biznes dhe kjo e ka përpirë“.

Heroi olimpik u ndal në situatën që i përket Hogan, që veç të tjerash u shfaq në WWE në 23 janar, në mbrëmjen që festonte 30 vjetorin e Monday Night Raw, spektaklit më jetëgjatë në kompaninë më të famshme të wrestling në botë.

“Hulk nuk i ndjen këmbët dhe e gjitha kjo ka ndodhur pas një operacioni në shpinë që nuk eci mirë“.

Hogan në këtë mënyrë rrezikon të përfundojë në një karrige me rrota. Hulk, legjendë e WWE dhe njeri simbol i viteve 80-90 deri sa kaloi në WCW kompaninë rivale të WWE në atë kohë, mbush 70 vjeç në 11 gusht.

Një karrierë shumë e gjatë dhe natyrisht edhe plot dëmtime për Hogan, që përgjatë jetës së tij i është nënshtruar rreth 25 operacioneve kirurgjikale.

Të ngajshme

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje –

KushtrimGuraj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj

Grupmoshat e Ballkanit zhgënjejnë ndaj HJK-së, eliminohen nga UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj