Telenews

Lekaj ia bën një ofertë live në “Debat Plus” deputetit të PDK-së

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga kolegu i tij, Hisen Berisha, i cili është deputet i PDK-së, që të ulen e të bisedojnë për të mirën e vendit.

Lekaj në “Debat Plus” kërkoi nga PDK-ja që t’i unifikojnë qëndrimet për zgjedhjet e ardhshme.

Kjo për shkak se të dyja partitë kanë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si shkohet në zgjedhje.

Lekaj tha se AAK- ja është pro idesë së dorëheqjes së Kurtit dhe jo shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës siç është pajtuar PDK-ja.

“Kurti po bën lojëra të pista me opozitën dhe qytetarët. AAK don që ai të japë dorëheqje. Nëse nuk e bën, jemi në vit zgjedhor… AAK dëshiron të debatojë me opozitën, nuk guxojmë të biem në atë nivel të merremi me vetveten duke e pasur kryeministrin e Kosovës. AAK nuk është e përkushtuar për debat me opozitën, por t’i unifikojmë pozicionet me opozitën dhe ta çojmë në shtëpi që nesër”, tha ai.

Ai e akuzoi Kurtin se nuk i ka marrë përgjegjësitë e tij për të gjitha dështimet në qeverisje.

“Aleanca nuk voton shpërndarjen, e kemi të qartë. AAK kërkon, jo t’ia lejojmë Kurtit, në shtator duhet të shpallen zgjedhjet, 4 apo 6 muaj. Nuk humbim asgjë, po e lëmë ta kryejë mandatin… Si mi besu Kurtit ka ardhë na ka mbajtë fjalime për Asociacionin, e ka mbrojë me fanatizëm marrëveshjen e Brukselit, krejt draft-statutin dhe ka thënë që kanë qenë ekspertët të kujdesshëm që të jetë në frymën kushtetuese. Tani kur vjen koha për me marrë përgjegjësinë, nuk e dërgon në Kushtetuese”, tha ai.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani