Telenews

Lekaj: Kosova ka nevojë për mbështetje buxhetore në zbatim të suksesshëm të tranzicionit energjetik

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka marrë pjesë në Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

Lekaj ka thënë se Kosova e përkrahë fuqishëm çdo ide, plan dhe politikë mbi energjinë moderne.

“Kosova e përkrahë fuqishëm çdo ide, plan dhe politikë mbi energjinë moderne, por që kemi nevojë për projekte të Bashkimit Evropian, dhe për mbështetje buxhetore në zbatim të suksesshëm të tranzicionit energjetik në shtetin tonë”, ka thënë Lekaj.

Ai ka shtuar se Kosova është me BE-në dhe botën demokratike në mbrojtjen e ambientit.

“Vendi ynë është me Bashkimin Evropian dhe botën demokratike në mbrojtjen e ambientit, pasi që ambienti është i të gjithëve pa dallim, dhe se duhet ta ruajmë sot nëse duam që ta kemi edhe nesër”, është shprehur Lekaj.

 

Të ngajshme

Rama njofton: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Trump zgjat afatin ndaj Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Valjeta Turkaj

Haxhiu për çështjen e zgjedhjes së presidentit: Nevojiten diskutime serioze

Valjeta Turkaj