Telenews

Lela Seferi reagon pas ndarjes me Leon: Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mbajnë premtimin

Pas disa ditësh spekulimesh në rrjete sociale, Lela Seferi ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga partneri i saj, Leo.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi një mesazh në Instastory që duket si një reflektim i qartë për fundin e marrëdhënies së tyre.

“Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund ta mbajnë atë premtim”, ka shkruar ajo në një sfond të errët, duke lënë të kuptohet për zhgënjimin që ka përjetuar, por edhe për qetësinë që ka zgjedhur të ruajë.

 Lela Seferi/InstaStory

Ky reagim vjen pak ditë pasi Leo foli për Prive by Liberta Spahiu, ku pranoi publikisht se marrëdhënia e tyre është në krizë: “Sendet janë ashtu si i shihni, s’kam çka të shtoj më shumë”.

Dyshja, që dikur konsiderohej ndër çiftet më të dashura të reality show-t, kanë fshirë fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, megjithatë ende ndjekin njëri-tjetrin.

Ndjekësit e kanë interpretuar postimin e Lelës si një mesazh me domethënie të fortë, që flet më shumë se çdo deklaratë publike.

Të ngajshme

Fero thyen heshtjen për raportin me Arbenitën

Valjeta Turkaj

Për çfarë e ndaluan? Xheneta Fetahu tregon si i shpëtoi arrestimit në Dubai

KushtrimGuraj

Arta Elezaj nga Milano konfirmon lidhjen e re? Ja detajet

Donat Hashani