Telenews

Lëndohen dy punëtorë gjatë ndërhyrjes në një trafo në “Trepçë”

Në një incident në një trafo elektrike në “Trepçë”, kanë mbetur të lënduar dy punëtorë, njëri nga Ndërmarrja “Trepça”, e tjetri nga KOSTT-i.

Incidenti saktësisht ndodhi tek Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike (Energjetika).

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Ndërmarrjes “Trepça”, Donika Osmani.

Ajo tha se të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ka ndodhur një incident në ndërhyrje në një trafo për shkak të intesitetit të lartë të rrymës, ku si pasojë dy punëtorë janë lënduar. Njëri punëtor është i Ndërmarrjes “Trepça”, e tjetri nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Që të dy gjenden jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmani.

Të ngajshme

Sa gjoba trafiku u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë?

Valjeta Turkaj

Katër të lënduar në një aksident në Koshtovë

Valjeta Turkaj

Ofertat e Majit nga Grand Blue Fafa Resort & Spa dhe Fafa Aqua Palace Resort & Spa

Valjeta Turkaj