Telenews

Lëngu natyral i portokallit – Disa arsye të mëdha shëndetësore pse duhet ta konsumojmë

Në një kohë kur tregu ofron pafund alternativa të pijeve të ëmbëlsuara artificialisht, gjithnjë e më shumë ekspertë të ushqimit po nxisin kthimin drejt natyrales  dhe një nga përbërësit më të vlefshëm për organizmin gjendet në lëngun e portokallit 100% natyral siç është ai i Olympus.

Ky lëng nga Olympus është i pasur me vitamina, përveç se ofron freski dhe shije të këndshme, është një burim i madh i vitaminës C, një mikronutrient i domosdoshëm për forcimin e sistemit imunitar.

Konsumimi i përditshëm i një gote të vetme kontribuon në uljen e lodhjes, mbrojtjen kundër infeksioneve dhe përmirësimin e përthithjes së hekurit në organizëm.

Përveç vitaminës C, lëngu i portokallit përmban antioksidantë natyralë, si flavonoidet, të cilat ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimet.

Këto përbërës luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe reduktimin e rrezikut për sëmundje kronike.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm është përmirësimi i tretjes.

Fibrat natyrale që gjenden në lëngun 100% të portokallit ndihmon në rregullimin e sistemit tretës dhe nxit një ndjenjë ngopjeje të shëndetshme, pa nevojë për sheqer shtesë.

Për prindërit, lëngu i portokallit nga Olympus është një zgjedhje e sigurt për fëmijët, sepse përmban vetëm përbërës natyralë, pa ngjyrues apo konservues artificial, duke e bërë atë një alternativë më të shëndetshme për mëngjesin apo pushimin e vogël të ditës.

Ekspertët këshillojnë që përfitimet të jenë maksimale, të zgjidhet gjithmonë lëngu 100% natyral, siç është lëngu i portokallit nga Olympus, ku nuk është shtuar asgjë tjetër përveç frutave, pra është pa ngjyrues artificial.

Të ngajshme

Osmani thotë se Trump parandaloi së fundi një përshkallëzim në Kosovë

Donat Hashani

Jashari takon oficerët e FSK-së që e përfunduan kursin në ShBA

Donat Hashani

Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë

Valjeta Turkaj