Telenews

Leonora Jakupi mohon thashethemet se është ndarë nga i dashuri

Ditëve të fundit në media shqiptare është përhapur një lajm i pavërtetë, pa burim informacioni e pa fakte.
Sërish kryelajm ishte Leonora Jakupi dhe sigurisht jeta e saj private të cilën artistja e ka mbajtur për vete tash e shumë vjet.
Këngëtarja e cila së fundmi nxori dy projekte dedikuar UÇK-së, ishte sërish cak i lajmeve të pavërteta pasi u tha se ajo i ka dhënë fund lidhjes shumëvjeçare me të dashurin e saj. Ky lajm po rezulton të jetë i pavërtetë.
Ajo vazhdon të jetë e lumtur krah burrit që ia ka marrë zemrën dhe po e jeton personalen si më së miri.
Artistja e shumë hiteve shqiptare e ka konfirmuar lajmin për Prive duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë, dhe portalet edhe kësaj here kishin synim klikimet pa burim e informacion rreth saj dhe të dashurit.

Të ngajshme

Xhuli publikon një fotografi të ëmbël me binjakët e saj: “Bekim i dyfishtë”

Rrezarta Ramaj

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj