E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin e saj me Dolcen.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare, ku shfaqet mjaft elegante, Leonora ka lëshuar një deklaratë që duket si një mbrojtje e drejtpërdrejtë e qëndrimeve të saj.
“Ajo çfarë them reflekton ate qe jam! Ju Dua”, ka shkruar këngëtarja, duke bërë të qartë se nuk pendohet për fjalët e thëna dhe se transparenca është pjesë e karakterit të saj.
Ky reagim i Leonorës vjen si pasojë e një postimi mjaft të ashpër nga familja e banores Dolce. Këta të fundit, të indinjuar nga tonet ironike të këngëtares gjatë spektaklit, e akuzuan atë për sulme personale të panevojshme.


