Telenews

Letra e Kosovës në KiE, Osmani në takim me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves

 

 

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, në lidhje me zhvillimet në raport me letrën e dërguar nga Qeveria e Kosovës në Këshill të Europës, ka mësuar Gazeta Express.

Pak më herët, Presidenca e Kosovës ka thënë për Gazetën Express se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla në Këshill të Europës ku zotohen se janë duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin nuk është konsultuar e dakorduar me presidenten Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e  tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, tha Presidenca e Kosovës.

source

Të ngajshme

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë –

KushtrimGuraj

Partitë në Kosovë skeptike për ndryshimin e qasjes së Serbisë pas fitores së Listës Studentore –

KushtrimGuraj

7 raste të reja të dhunës në familje raportohen në polici brenda 24 orëve –

KushtrimGuraj