Telenews

Lewandowski humb penallti, Polonia dhe Meksika luajnë pa gola duke i dhënë ‘asist’ Argjentinës

Meksika dhe Polonia kanë zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupën e Botës Katar 2022, duke barazuar 0-0, ku polakët humbën një penallti me Robert Lewandwskin.

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të, kur Hector Herrera asistoi te Alexis Vega, i cili nga një pozitën e mirë gjuajti jashtë.

Pas dy minutash Jesus Gallardo i Meksikës po ashtu kishte rast të mirë, por as ai nuk e qëlloi portën.

Një Meksikë më e qartë në pjesën e parë, që kishte më shumë nga loja dhe raste për të shënuar gol.

Me të filluar pjesa e dytë, Polonia fitoi penallti, me Roberto Lewandowskin që u rrëzua në zonë.

Ishte pikërisht sulmuesi i madh që mori përgjegjësin për të gjuajtur, por goditja e tij u prit nga Guilleromo Ochoa.

Të dy skuadrat provuan deri në fund që të fitonin, por nuk arritën të gjenin golin.

Arabia Saudite është lider i grupit me tri pikë, ndërsa Polonia dhe Meksika kanë nga një pikë. Argjentina është e fundit pa pikë, por duke e ditur që asnjëra nga rivalët e sotëm nuk mori tri pikë, atëherë gjasat për kalim tutje mbeten të mira.

Të ngajshme

Barrenetxea në radar të Arsenalit, pritet ofertë zyrtare

KushtrimGuraj

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Interi siguron blerjen e parë, vjen djali i ish-mesfushorit të klubit

Rrezarta Ramaj