M.K
Në skenën muzikore shqiptare po shfaqet një emër i ri që po tërheq vëmendjen me talentin dhe energjinë e veçantë Vjollcë Osmani Leyla. Me një zë brilant dhe një pasion të dukshëm në çdo interpretim, ajo po ngjitet me hapa të shpejtë drejt majave të suksesit.
Vetëm para 4 ditësh, Vjollcë solli bashkëpunimin e saj më të ri me artistin Rabit , këngën me titull “Edhe Pak”, e cila tashmë po pëlqehet shumë nga publiku dhe po dëshmon fuqinë e zërit dhe emocioneve që ajo sjell në çdo projekt.
RABIT X Leyla – Edhe Pak (OFFICIAL VIDEO) – YouTube
Vjollca nuk është thjesht këngëtare ajo është ndjesi, emocion dhe një shpërthim i fuqishëm i talentit të lindur. Çdo këngë që ajo sjell, sjell freski dhe një frymë të re në muzikën shqiptare, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e industrisë muzikore tingëllon mjaft bukur dhe me një premtim të madh.
Publiku tashmë po e njeh dhe e do për interpretimet e saj të fuqishme, duke e cilësuar si një prej artisteve më premtuese të brezit të ri. Me energjinë që sjell në skenë dhe me projekte si “Edhe Pak” me Rabit X Leyla, Vjollcë Osmani është pa dyshim një yll në lindje që do të ndezë edhe më shumë rrugën e muzikës shqiptare.