Telenews

Lia e majmunëve: 780 raste në 27 vende

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se Gjithsej 780 raste të konfirmuara laboratorike të lisë së majmunëve janë raportuar në 27 vende ku sëmundja nuk është endemike, duke përsëritur se rreziku i saj është i moderuar në mbarë botën.

Ky numër sigurisht që është nënvlerësuar për shkak të informacionit të kufizuar epidemiologjik dhe “ka shumë gjasa që vendet e tjera të zbulojnë raste dhe të ndodhë një përhapje e re e virusit”, shton OBSH.

Vendet ku sëmundja nuk është endemike dhe të raportuara më së shumti rastet janë Britania e Madhe (207), Spanja (156), Portugalia (138), Kanadaja (58) dhe Gjermania (57). Raste janë raportuar edhe jashtë Evropës dhe Amerikës së Veriut – një secila – në Argjentinë, Australi, Marok dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas OBSH-së, asnjë vdekje nuk është raportuar në vendet jo-endemike, ndryshe nga ato endemike: Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Republika e Kongos, Republika Demokratike e Kongos, Liberia, Nigeria, Sierra Leone, Gabon, Bregu i Fildishtë dhe Gana, ku sëmundja gjendet vetëm te kafshët.

Në shtatë vendet e para, 66 vdekje u raportuan në pesë muajt e parë 2022.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj