Telenews

Libani synon çarmatosjen e Hezbollahut, i kërkon ushtrisë plan veprimi

Qeveria e Libanit ka ngarkuar ushtrinë të hartojë një plan që do të sigurojë që deri në fund të vitit vetëm institucionet shtetërore të kenë armë, një hap që synon çarmatosjen e grupit militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani.

Kryeministri Nawaf Salam e bëri njoftimin pas një takimi gati gjashtëorësh të kabinetit. Ai tha se qeveria i ka kërkuar ushtrisë që plani të përgatitet deri në fund të muajit, për t’u shqyrtuar dhe miratuar nga qeveria, shkruajnë mediat e huaja.

Pas takimit, Salam theksoi “detyrën e shtetit për të monopolizuar posedimin e armëve”, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit.

Ky vendim vjen pas presionit të madh të Shteteve të Bashkuara mbi Bejrutin për të çarmatosur Hezbollahun, përfshirë një vizitë në korrik nga i dërguari amerikan Tom Barrack, i cili bëri thirrje për një qasje më vendimtare.

Megjithatë, pak para se kabineti të mblidhej, udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Kassem, e hodhi poshtë mundësinë që grupi të dorëzojë armët.

“Çdo orar i paraqitur për zbatim nën … agresionin izraelit nuk mund të miratohet”, tha Kassem në një fjalim televiziv.

Hezbollahu është dobësuar ndjeshëm nga konflikti 14-mujor me Izraelin, i cili përfundoi në nëntor me një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA. Gjatë këtij konflikti, disa nga udhëheqësit e grupit u vranë, mijëra luftëtarë humbën jetën dhe shumica e arsenalit të tij u shkatërrua.

Të ngajshme

Mbi 35 palestinezë vriten duke kërkuar ushqim në Gazë

KushtrimGuraj

Horoskopi ditor, 7 Gusht 2025

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 07 gusht 2025

Valjeta Turkaj