Telenews

Liderët e BE-së mirëpresin marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë mirëpritur marrëveshjen dhe implementimin e aneksit për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë Këshilli Evropian.

Këto marrëveshje u arritën në Ohër të Maqedonisë, në bisedimet midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, kryeministrit kosovar Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshja nuk u nënshkrua mirëpo të dyja palët u pajtuan për ta zbatuar.

“Këshilli Evropian mirëpret Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe Implementimit të Aneksit, të arritur përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, si pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse evropiane, dhe thirrjeve ndaj dy palëve për t’i zbatuar si duhet dhe në mirëbesim obligimet e tyre përkatëse”.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj