Telenews

Liderët e LDK-së dhe AAK-së, s’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit

Të rralla janë momentet kur lidër e partive opozitare thirren e marrin pjesë në takime me kryeministrin Albin Kurti.

Ftesa ndonëse iu ka shkuar të gjithëve në një darkë pune në lidhje me përmbushjen e agjendës legjislative për sezonin pranveror në Kuvendin e Kosovës, asaj pozitivisht për pjesëmarrje iu përgjigj personalisht vetëm Memli Krasniqi ndonëse LDK e AAK, kanë thënë se me këto tema merren shefat e grupeve parlametnare e jo liderët partiak.

Por refuzimet për takim të liderëve të partive opozitare po shihen si krejt normale.

Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj,Kurti ka qenë lideri i vetëm që për asnjëtemë nuk ka gjetur konsenus me partitë në Kosovë.

“Është hera e parë që një lider politik për tema të mëdha shkonë vetëm, ma herët qysh prej Rambujes, gjithmon kanë shkuar të bashkuar. Tani kur Kurti e përfundoj cështjen e zotimit në Bruksel dhe i vije aneksi i Ohërit ku e pranon Asociacionin tani të flitet me partitë opozitare është sikur përpjekje më shpërnda përgjigjjësinë e  sidomos kur e dim që jemi në një vit zgjedhorë,” ka thënë, ish-diplomati, Blerim Canaj.

Por mendim ndyrshe, ka Visar Xani, njohës i çështjeve politike.

“E dim që në të kaluaren kur ka pas një koncencus politike dhe kordinim mes palëve ka pas rezultate pozitive për Kosovën, ndërsa tash kemi qorjentim dhe nuk ka bashkërendim prandaj rezultatet janë më të vogla për Kosovën. Pranadj mendoj që duhet të kenë më shumë takime të tilla e të shytyra qoftë nga presidenca apo kryeministri i Kosovës,” tha Visar Xani, Analist Politik.

Takimi është planifikuar të mbahet të hënën në ora 18:30.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani