Telenews

Liderët evropianë mbërrijnë sot në Tiranë

Sytë e gjithë Evropës drejtohen sot dhe nesër drejt Tiranës. Këtë 15 maj, 47 liderë të Bashkimit Evropian dhe vendet partnere do të mbërrijnë në Tiranë, ku do të priten në një darkë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama një ditë para Samitit të Komunitetit Politik që do të mbahet më 16 maj.

Po gjatë ditës së sotme, kryeministri britanik Keir Starmer, do të nisë një vizitë zyrtare bilaterale, ku pritet të zhvillojë dhe një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama për të vijuar më pas me bisedimet mes dy delegacioneve.

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash të cilat përfshijnë bllokime të akseve rrugore për automjetet e qytetarët.

Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së  delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” –  Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit –  Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).

Të ngajshme

Bajrami: Abdixhiku në takimin me presidenten jep detaje për qeveri gjithpërfshirëse

Valjeta Turkaj

Krasniqi i drejtohet VV-së pas dështimit të 16-të: Ndërro kandidaten, nuk do t’i marrë asnjëherë 61 vota

Valjeta Turkaj

Spitalet midis objektivave të sulmeve ajrore izraelite këtë javë

Valjeta Turkaj