Telenews

Lideri holandez i së djathtës sulmohet në Belgjikë (VIDEO)

 

 

Lideri i partisë së djathtë ekstreme në Holandë është sulmuar nga një person teksa po hynte në objektin e universitetit të Ghentit në Belgjikë. Thierry Baudet lider i partisë Forumi për Demokraci do të ligjëronte në universitetin belg të enjten. Ai është goditur me ombrellë.

Sulmuesi po e priste para objektit dhe e ka goditur vetëm një herë, para se të kapej nga pjesëtarët e sigurimit. Sipas mediave belge, i dyshuari është 33-vjeçar me prejardhje nga Ukraina.

Lideri i së djathtës ekstreme pas goditjes ka mbajtur ligjëratën në universitetin belg. Ka thënë se sulmi ishte i frikshëm, por se ishte me fat pasi ka mundur ta pësojë më keq.

Ai ka thënë se sulmi tregon se demonizimi i ideve ka arritur në nivele alarmante. I dyshuari është akuzuar për sulm dhe është intervistuar nga policia para se të lirohej të enjten mbrëma./Telenews/

Të ngajshme

Osmani: Anëtarësimi në NATO, çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare

Valjeta Turkaj

Rashiq thotë se preferon një koalicion LVV-LDK për formimin e Qeverisë

Erzana Fazliu

Vazhdon numërimi në 34 komuna, shfaqen telashe me internet në tre prej tyre

Erzana Fazliu