Skuadra lidere e Ligës së dytë në futbollin e Kosovës, KEK-u ka vazhuar me fitore edhe në xhiron e 12-të.
‘Elektricistët’ kanë triumfuar në Stadiumin ”Agron Rama” në Obiliq ndaj Kosovës së Prishtinës me rezultat 3-1, shkruan Telenews.al
Ishte skuadra mysafire ajo që kaloi në epërsi në minutën e 5-të për 0-1, por vendasit u kundërpërgjigjën shpejtë për barazimin e rezultatit vetëm pas 2 minutave dhe pjesa e parë u mbyll e barabartë 1-1.
Në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan pozitivisht për KEK-un, që fillimisht realizoi nga penalltia, përmes Gzim Berishës në minutën e 74-të e për ta vulosur fitoren, realizoi edhe ish-anëtari i Flamurtarit, Torvioll Stullaqku në minutën e 76-të.
Me këtë rezultat 3-1 edhe u mbyll derbi i xhiros në Ligën e dytë të futbollit kosovar.
Pas 12 xhirove, KEK-u gjendet i pari me 33 pikë, gjersa ndjekësi i parë i tyre, Dinamo ka 31 sosh e Kosova e Prishtinës pozicionohet e 3-ta me 27 pikë.
/Telenews.al/