Telenews

LIDERI NDALET NË LIPJAN

Lideri i Superligës, Ballkani, është ndalur me barazim nga Ulpiana në ndeshjen e javës së 30-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan ka përfunduar me rezulatin 1:1.
Të dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë.
Egzon Qerimi shënoi fillimisht për vendasit në minutën e 20-të, kurse Meriton Korencia barazoi për mysafirët në fundin e pjesës së parë (45+4’).
Ballkani pas këtij barazimi ka 64 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me nëntë pikë më shumë se Drita dhe Gjilani. Por, “Skifterat” tani kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ulpiana mbetet në pozitën parafundit (9) me 25 pikë.

Të ngajshme

Raportohet se Barça mund ta blejë e ta shesë menjëherë Rashfordin

KushtrimGuraj

Publikohet raporti: Këto janë skuadrat më të dëmtuara nga VAR-i në La Liga

KushtrimGuraj

Carlo Ancelotti zbulon arsyen se pse dështoi Xabi Alonso te Real Madridi

KushtrimGuraj