Telenews

Ligji për Specialen, Von der Leyen: Kosova vendos, por e rëndësishme pavarësia e gjyqësorit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, është pyetur rreth nismës ligjore të PDK-së për Projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ajo ka thënë se i përket Kosovës të vendosë për këtë çështje, megjithatë, sipas saj, është e rëndësishme që Gjyqësori të mbetet i pavarur.

“Sa i përket kornizës ligjore, ndryshimit, i përket Kosovës të vendosë. Është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit, dhe në këtë kuadër të pavarësisë i përket Kosovës të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëhet, por është e rëndësishme që gjyqësori të mbahet i pavarur”, tha Von der Leyen.

Të ngajshme

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

Rrezarta Ramaj

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Rrezarta Ramaj