Telenews

Lija e Majmunit arrin në Mal të Zi, konfirmohet rasti i parë

Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar në Mal të Zi, njofton Instituti për Shëndet Publik (IJZ), i cili thekson se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë.

Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

“Siç u tha, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive”, thuhet në njoftim.

“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Lija e Majmunit zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati).

Të ngajshme

Ky është numri i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë deri tani

Valjeta Turkaj

PDK-ja akuzon Osmanin për shkelje kushtetuese

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë- Podujevë, 8 persona të lënduar

Valjeta Turkaj