Telenews

Lille po kërkon blerës serioz, i kërkon 20 milionë euro për Zhegrovën

Lille nuk e ka gjetur ende një klub blerës serioz për Edon Zhegrovën.

Ylli kosovar është duke ushtruar i vetëm pasi u la jashtë skuadrës së parë në përgatitjet për sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit francez janë të interesuar ta shesin përfaqësuesin kosovar, i cili nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën, e cila do t’i skadojë në verën e vitit 2026.

Mirëpo, për momentin nuk ka një interesim konkret për anësorin e djathtë, njoftojnë mediat franceze, përcjell “Gazeta Express”.

Gjatë janarit Napoli i kishte ofruar 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa klubi francez kërkonte më shumë dhe tash Lille është bërë pishman që s’e ka shitur lojtarin në atë kohë.

Klubi i Kuq tash do të ishte i gatshëm ta shiste ish-futbollistin e Baselit për 20 milionë euro, ndonëse vlera e tij në Transfermarkt është 25 milionë.

Tash, interesimi i Napolit dhe i Milanit është zbehur, ndërsa për të thuhet se informacione ka kërkuar klubi tjetër italian, Atalanta.

Edhe në Angli thuhet se e pëlqejnë Nottinghami dhe Newcastle, ndërsa në Turqi Fenerbahçe.

Sidoqoftë, Lille nuk ka marrë ende ofertë serioze për 26 vjeçarin, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte yll i ekipit.

Shkaku i lëndimit, Zhegrova nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori dhe ky fakt i ka trembur paksa ekipet e interesuara, të cilat thuhet se gjithnjë e më shumë po largohen prej tij.

Prishtinasi i kishte zhvilluar 21 ndeshje dhe i kishte realizuar 8 gola, ndërkohë që i kishte bërë edhe 2 asistime në pjesën e sezonit.

Përfaqësuesi kosovar i ishte bashkuar Lillet nga Baseli në vitin 2022, ndërsa ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij.

Të ngajshme

Barcelona dhe Bayern Munich po përgatisin oferta të reja për Luis Diaz

Valjeta Turkaj

Ronaldo mund të rikthehet në Serie A, klubi italian shumë i interesuar për të

KushtrimGuraj

Ylli i PSG-së mund të nënshkruajë me Atletico Madridin

Valjeta Turkaj