Telenews

Limaj konfirmon takimin me Abdixhikun: Ishte një takim jashtëzakonisht i mirë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj para nisjes së seancës së 34-të ka konfirmuar se është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Limaj në një deklaratë para gazetarëve e ka cilësuar si jashtëzakonisht të mirë takimin me Abdixhikun.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë, i kemi biseduar të gjitha temat… kemi pasur një bisedë shteruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë… Kemi biseduar për të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, që i kemi përgjegjësi… zhvillimet politike, ekonomike, rajonale…angazhimet tona, obligimet që duhet me i kry… ka qenë një bisedë jashtëzakonisht e mirë…”, tha ai.

Të ngajshme

Ekstradohen nga Dubai tre shqiptarët e përfshirë në grupe kriminale dhe vrasje

Valjeta Turkaj

Villa Una Mare pushimet që i meritoni, buzë detit

Valjeta Turkaj

Ministria e Ekonomisë: Pagesat për përfituesit e Pakos për Mbështetje të Energjisë pritet të ekzekutohen deri në fund të korrikut

Valjeta Turkaj