Telenews

Limaj: Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ngërçi institucional nuk po sjell asgjë të re, pasi propozimi për formimin e institucioneve është përsëritur tashmë 26 herë. Sipas tij, zgjidhja qëndron në krijimin e një shumice parlamentare që do t’i japë fund bllokadës, raporton Ekonomia Online.

“Tashmë që propozimi është bërë 26 herë, nuk besoj se ka diçka të re. Vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare,” ka deklaruar Limaj.

Ai shtoi se Nisma Socialdemokrate ka ofruar një mundësi për të ndihmuar në krijimin e institucioneve, sepse vendi ka nevojë për funksionalitet, pavarësisht formës së konstituimit.

“Nisma ka ofruar një mundësi për faktin se vendi ka

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ngërçi institucional nuk po sjell asgjë të re, pasi propozimi për formimin e institucioneve është përsëritur tashmë 26 herë. Sipas tij, zgjidhja qëndron në krijimin e një shumice parlamentare që do t’i japë fund bllokadës.

“Tashmë që propozimi është bërë 26 herë, nuk besoj se ka diçka të re. Vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare,” ka deklaruar Limaj.

Ai shtoi se Nisma Socialdemokrate ka ofruar një mundësi për të ndihmuar në krijimin e institucioneve, sepse vendi ka nevojë për funksionalitet, pavarësisht formës së konstituimit.

“Nisma ka ofruar një mundësi për faktin se vendi ka nevojë të ketë institucione funksionale, pavarësisht se si krijohen ato. Ne kemi dashur të kontribuojmë, duke kuptuar nevojën për institucione, dhe duke qenë se ato mund të krijohen vetëm përmes një shumice parlamentare, ne si parti politike – me votën që kemi – kemi dashur të jemi të përgjegjshëm para qytetarëve të Kosovës,” tha ai.

Në përfundim, Limaj u shpreh optimist, duke thënë se institucionet nuk do të vonojnë gjatë.

“Jam i bindur se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e saj,” përfundoi Limaj.

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Në këtë orë falet Kurban Bajrami

KushtrimGuraj